Hummels drejt pensonimit

21:53 | 18 September 2023

Hummels tërhiqet nga futbolli aktiv vitin tjetër

Mbrojtësi Mats Hummels po e luan edicionin e tij në fundit si futbollist aktiv.

“Sky Sport Germany” ka njoftuar të hënën se Hummels ka vendosur t’i japë fund karrierës aktive me të përfunduar edicioni aktual.

34-vjeçari do të largohet nga futbolli aktiv në verën e vitit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata me Borussia Dortmundin.

Ai tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe Dortmundi ka nisur kërkimet për ta zëvendësuar Hummelsin, i cili vlerësohet si njëri prej lojtarëve kyç në ekip.

Gjatë tërë karrierës profesioniste, Hummels ka luajtur në Bundesligë, saktësisht te Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu.

Ai si lojtar është zhvilluar te Bayerni, përpara se të debutojë në vitin 2007 ndërsa një vit më vonë u transferua te Dortmundi.

Hummels u rikthye te Dortmundi në vitin 2019 pas tri edicioneve te Bayerni dhe këtë edicion ka 2 gola në 4 paraqitje. Me të dyja këto skuadra, Hummels ka fituar 15 trofe, ndërsa me Gjermaninë në vitin 2014 u shpall kampion bote.

Komento: