Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim.
Ai ka dhënë një shembull interesant.
‘’Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në programin e saj e ka pas në program me lëviz krejt kombin për me çliru Kosovën, ka thënë Humolli.
Sipas Humollit, Kurti veprimet që i ka bë pasi është bë kryeministër janë në shpërputhje me atë që ka thënë në fushatë elektorale.
‘’Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa’’, ka thënë Humolli në Debat Plus.