Humolli: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët në shtëpi

23:50 | 09 Shtator 2024
humolli:-me-kurtin-mbaron-tranzicioni-politik,-e-votuan-vec-me-i-cu-tjeret-ne-shtepi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në terren, ata kanë qenë të interesuar vetëm me i çu në shtëpi ish pushtetarët.

Prandaj, sipas tij me Albin Kurtin ka përfunduar tranzicioni politik.

“Me Albin Kurtin ka përfunduar tranzicioni politik. Ka mundësi Albin Kurti nesër me u bë më i miri, por në vizion politik, qytetari ka me ofru në përputhje me vizionin politik. Qytetarët në zgjedhjet e kaluara nuk kanë votu për vizion politik, kanë votu veç me ndërru qeverisjen. 99% e votuesve janë kanë veç me i çu këta në shtëpi, nuk janë kanë për me pa programin…”, tha deputeti Humolli në Pressing të T7.

“Qytetarët kanë thanë neve po na intereson me i rrëzu këta të tjerët”, tha Humolli.

Komento: