Humolli: Vjosa Osmani ka qenë arsyeja që një pjesë e mirë e deputetëve e kanë votuar Kurtin për kryeministër

11:37 | 10 Shtator 2024
humolli:-vjosa-osmani-ka-qene-arsyeja-qe-nje-pjese-e-mire-e-deputeteve-e-kane-votuar-kurtin-per-kryeminister

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministrin Kurti po e dëmton shkëputja nga elektorati që e ka votuar.

Humolli në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thotë se, Kurti është i dëmtuar edhe shkëputja e veprimeve dhe deputetët që ia kanë dhënë votën.

Madje sipas Humollit, edhe ata që kanë qenë me dy mendje për ta votuar, shkak u bë Vjosa Osmani që ua ka larguar atë dilemë.

“Albin Kurtin e dëmton dhe e ka dëmtuar shkëputja nga elektorati që e ka votuar. Shkëputja dhe harmonizimi i veprimeve me deputetet që ia kanë dhënë votën për t’u bërë kryeministër”, tha Humolli.

“Një pjesë e elektoratit kanë qenë me dy mendje, Vjosa ua ka larguar atë dilemë”, përfundon ai për GazetaBlic.

Komento: