Kuvendi i Kosovës para pak çastesh ka votuar projektligjet të cilat i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Në ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi ligjet për ushtrinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë gjetur mënyra interesante për ta festuar këtë ditë.
Një afarist në Prishtinë, ka dizajnuar dhe ka vendosur në rrugën “Agim Ramadani”, tipin e automjetit “Humvee”, që së fundi kanë ardhur në Kosovë ku do të jenë në shërbim të ushtrisë së Kosovës.
24 automjetet ushtarake amerikane ka arritur në Kosovë për FSK-në.