“HUMVEE” i ushtrisë së Kosovës shfaqet në qendër të Prishtinës

13:08 | 14 Dhjetor 2018

Kuvendi i Kosovës para pak çastesh ka votuar projektligjet të cilat i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Në ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi ligjet për ushtrinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë gjetur mënyra interesante për ta festuar këtë ditë.

Një afarist në Prishtinë, ka dizajnuar dhe ka vendosur në rrugën “Agim Ramadani”, tipin e automjetit “Humvee”, që së fundi kanë ardhur në Kosovë ku do të jenë në shërbim të ushtrisë së Kosovës.

24 automjetet ushtarake amerikane ka arritur në Kosovë për FSK-në.

Komento: