Hungaria kundër Kosovës, ja si i përgjigjet Serbia

23:49 | 15 Prill 2019

Serbia mirënjohëse ndaj Hungarisë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka falënderuar qeverinë hungareze për një qasje të balancuar ndaj Kosovës.

Bërnabiq ka theksuar qeveria serbe ka një bashkëpunim të mirë me atë hungareze.

“Hungaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës por tani kemi mirëkuptim në mes dy vendeve për faktin se qëndrimi i Hungarisë është balancuar”, ka thënë Bërnabiq, përcjell lajmi.

Në emër të qytetarëve të Serbisë, ajo ka falënderuar Hungarinë që ka abstenuar gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shembull tjetër të mbështetjes hungareze, Bërnabiq e mori qëndrimin e tyre karshi krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kjo tregon se viti 2019 është i rëndësishëm për partneritetin tonë dhe tani kemi bashkëpunim më të mirë sesa kemi pasur në të kaluarën”, ka përfunduar kryeministrja e Serbisë.

Komento: