Hungaria vendos veto ndaj paketës së 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, Kaja Kallas: Po dërgojmë mesazhin e gabuar

22:25 | 23 Shkurt 2026
hungaria-vendos-veto-ndaj-paketes-se-20-te-te-sanksioneve-kunder-rusise,-kaja-kallas:-po-dergojme-mesazhin-e-gabuar

Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë gjatë mbledhjes së ministrave të Jashtëm, pasi Hungaria vendosi veto. Lajmin e konfirmoi menjëherë pas takimit shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Paketa synonte të dërgonte një “mesazh të fortë” ndaj Moskës përpara 24 shkurtit, që shënon katër vjet nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

“Fatkeqësisht, nuk arritëm një marrëveshje për paketën e 20-të të sanksioneve. Ky është një hap pas dhe një mesazh që nuk donim ta dërgonim sot, por puna vazhdon”, deklaroi Kallas.

Komento: