
Mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Kosova, i ftuar surprizë ishte Endri, ish-partneri i Benitës, e cila aktualisht është banore në shtëpinë më të famshme në vend
Gjatë takimit mes Endrit dhe Benitës, moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi e pyeti drejtpërdrejt nëse ai kishte ende ndjenja për ish-partneren e tij, shkruan IndeksOnline.
Përgjigjja e Endrit nuk kaloi pa vëmendje, teksa ai u shpreh se: “Edhe një mace po ta kishe në shtëpi 4 vite do ta donte”
Pas kësaj deklarate, moderatorja Jonida e cilësoi përgjigjen si “pozitive”, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Megjithatë, reagimi i Jonidës nuk i shpëtoi ironisë së influencueses Dea Mishel, e cila përmes një postimi ka komentuar situatën me nota ironike, duke shtuar më tej debatet dhe diskutimet mes ndjekësve të formatit.

