Cristiano Ronaldo u prezantua sot si futbollist i Al-Nassr.
Ylli portugezi pati vëmendjen e të gjithëve këtë të martë, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.
Në konferencën e parë për media si futbollisti i Al-Nassr, Ronaldo e bëri një gafë të madhe.
Al-Nassr është nga Arabia Saudite, teksa 37-vjeçari iu referua si klub nga Afrika e Jugut.
“Jam i lumtur dhe mezi pres të filloj këtu në Afrikën e Jugut (South Africa)”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Kujtojmë se Ronaldo me Al-Nassr ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.