Huruglica flet për grantin nga Ministria e Bujqësisë, thotë se bëhet fjalë për bashkë investim

21:08 | 26 November 2024
huruglica-flet-per-grantin-nga-ministria-e-bujqesise,-thote-se-behet-fjale-per-bashke-investim

Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant Ministria e Bujqësisë, për të cilin ka aplikuar në mënyrë të rregullat dh se i ka plotësuar kriteret e kërkuara.

“Nuk është fjala për para të thata qysh njerëzit e kuptojnë, nuk është fjala për dhuratë që t’i jep dikush 100 mijë euro,” tha Huruglica, duke sqaruar se bëhet fjalë për një bashkëinvestim ku fermerët kontribuojnë një pjesë të investimit të tyre.

Ai shtoi se për të përfituar nga ky program, aplikantët duhet të vërtetojnë se janë të angazhuar në aktivitete bujqësore, si individë ose si subjekte juridike.

“Unë, ka 11 vjet që kam dalë prej shërbimit publik, pra që 11 vjet nuk punoj për Qeverinë e Kosovës, nuk paguhem nga të ardhurat publikë, krijoj vet të ardhura dhe kam një biznes bashkë me një partner tjetër dhe disa partnerë austriakë, një biznes bujqësor ku ne i kemi mbjellë fruta të mollës, dardhës dhe Qershisë qysh në vitin 2014, para 10 vitesh edhe kemi apliku për me e përfitu një ndihmë shtetërore, e quaj përfitim në kuptimin se është një bashke investim ku Qeveria për çdo vit ndan një shumë të mjeteve për çdo fermer i cili i plotëson kriteret e caktuara”, tha ai në emisionin CONTEXT në ATV.

Intervista e plotë e tij:

Komento: