Njëra nga pasuritë më të mëdha të Kosovë, miniera Trepça, pra punëtorët e saj kanë hyrë në grevë.
Ndërrimi i parë i këtyre punëtorëve nuk ka hyrë sot në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e mbështet ndërrimin e parë, kështu duke vazhduar grevën.
Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat sipas tyre nuk u përmbushën kërkesat e tyre.
Antari i kryesisë së Sindikatës së Trepçes, Isuf Peci, ka thënë se greva ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri nesër.
“ Kërkesa jonë e parë është rritja e pagave deri 20 përqind, kërkesa tjetër e jona është se pse bordi asnjëherë nuk është takuar me ne, kërkesë tjetër e jona është se pse për Vitin e Ri nuk nau kanë dhënë 100 euro dhe një dhuratë si herëve tjera”, deklaroi Peci.
Po ashtu arsye tjera të kësaj greve janë edhe plotësimi i kërkesave të grevës së pezulluar para disa muajve, ndërsa pyetja tjetër e tyre është se: Si po bëhet pranimi i punëtorëve pa konkurs?
Nesër do të mbahet edhe një takim ku do të flitet për hapat e mëtutjeshëm se çfarë do të ndodh tha Peci.