Hykmete Bajrami e kundërshton projektligjin për çmimet tavan

11:20 | 20 October 2022

LDK-ja e kundërshton projektligjin për çmimet tavan.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj është kundër projektligjit për çmimet tavan.

“Neni 10 e definon Kosovën si ekonomi e tregut”, ka thënë Bajrami.

“Mendësia juaj qeverisë është kundër fitimit”, ka shtuar Bajrami gjatë Kuvendit të Kosovës.

Ajo e ka marrë shembull rastin e vendosjes së çmimit tavan për naftë, thotë se nafta vazhdon ta ketë çmimin e njëjtë.

“I gjithë progresi shoqëror është ndërtuar mbi synimin e fitimit”, ka thënë Bajrami.

Edhe partitë e tjera opozitare e kanë kundërshtuar këtë iniciativë.

Komento: