Hykmete Bajrami flet pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së: Partia e vetme demokratike në Kosovë

17:49 | 14 Mars 2021

Hykmete Bajrami: Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi kryetarin e ri.

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në këtë parti është shkollë për partitë e tjera.

“Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”.

Ajo ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja.

“Lumiri sot ka fituar dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi të madhe në rrugëtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova. LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t’ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë”.

“Faleminderit secilit anëtar e zyrtar të LDK-së për kontributin e dhënë në këtë garë dhe në këto tri dekada të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në veçanti e falënderoj Kryetarin e deritashëm z. Isa Mustafa. Urime Lumir, na priftë e mbara!”.

Komento: