Hykmete Bajrami i reagon ministrit Muratit: Premtimet e juaja i mori era

13:10 | 29 Mars 2023

“Është qepur thesi”, Bajrami i reagon Muratit: Premtimet e juaja i mori era.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se deficiti buxhetor është zvogëluar në nivel historik dhe kështu “është qepur thesi i shqyer”.

Bajrami ka shkruar se nga ky “thes i qepur” Qeveria për dy vjet ka dhënë 98 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në veri.

“Ka pasë premtime edhe për këtë çështje si: ”askujt nuk do t’i paguhet energjia e shpezuar”, por ka kohë që premtimet i ka marrë era”, ka shkruar ajo.

Komento: