
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë elektrike në vend.
Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike, ajo e cilësoi këtë si shembull të keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike është vula e keqqeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje që 6 vite”.
“Ju keni ardhur në pushtet, i keni fituar zgjedhjet duke premtuar që keni me shtetëzuar distribucionin”, deklaroi mes tjerash Bajrami.