Hykmete Bajrami: Qeveria e korruptuar, Qeveri që ka instaluar korrupsionin përmes tenderëve njëburimor

14:56 | 03 Dhjetor 2025
Hykmete Bajrami: Qeveria e korruptuar, Qeveri që ka instaluar korrupsionin përmes tenderëve njëburimor

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë e Kurtit për korrupsion, duke thënë se ajo ka instaluar praktika korruptive përmes tenderëve me një burim.

Sipas saj, “çdo i dyti tender i dhënë përmes negocimit ngjall dyshime të bazuara për korrupsion”. Bajrami kërkoi transparencë dhe llogaridhënie për procedurat e prokurimit që, siç thotë ajo, po dëmtojnë konkurrencën dhe interesin publik.

“Qeveria e korruptuar, Qeveri që ka instaluar korrupsionin përmes tenderëve njëburimor. Çdo i dyti tender që u është dhënë kompanive përmes negocimit ka dyshime të bazuara për korrupsion. Pikë”, tha Bajrami.

Komento: