Hykolli i kundërpërgjigjet Imerit: Sindikatat janë unike, merruni me çështjen e punëtorëve

08:25 | 07 Dhjetor 2023
hykolli-i-kunderpergjigjet-imerit:-sindikatat-jane-unike,-merruni-me-ceshtjen-e-punetoreve


Front Online për akuzat e kryesindikalistes Tevide Imeri, ndaj kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka pyetur edhe këtë të fundit se a qëndrojnë të njëjtat.

Hykolli në një përgjigje për Front Online, i është kundërpërgjigjur Imerit duke thënë se federatat sindikale janë unike.

“Informojmë opinionin e gjerë se Federatat Sindikale janë unike, gjë që u vërtetua edhe në takimin e fundit me përfaqësuesin e ETUC. BSPK është e përkushtuar dhe tejet vepruese përkitazi me çështjet sindikale e sidomos drejt ngritjes së mirëqenies sociale dhe ekonomike të të punësuarve. Bota demokratike prodhon edhe veprime jo demokratike e me të cilat nuk merret BSPK”, ka deklaruar ai për Front Online.

Ai, madje ka pasur edhe një kërkesë për federatat sindikale.

“BSPK pret që Federatat Sindikale të merren me çështjen e punëtorëve dhe me ngritjen e mirëqenies së tyre sociale e ekonomike. BSPK punon vazhdimisht në ngritjen e rolit parimor dhe të duhur të veprimit sindikal që i del krah punës dhe djersës së punëtorit, dhe këtë e bën me të gjithë partnerët socialë po edhe me komunitetin sindikal botëror e evropian”, është shprehur më tutje Hykolli./Front Online

Komento: