Hyn në funksion marrëveshja e Roamingut në Ballkan, ja çmimet për të folur në shtetet fqinje

10:04 | 02 July 2019

Nga sot hyn në funksion marrëveshja e Roamingut në Ballkan, ja çmimet për të folur në shtetet fqinje.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se që nga sot futet në funksion marrëveshja e roamingut me shtet e Ballkanit Përëndëimor.

Prej sot, çmimet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë do të ulen, ndërsa nga viti 2021 do të eliminohen tërësisht.

“Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti.

Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021).

Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura. Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni” shkruan ministri në njoftim.

Komento: