S’ka më lojëra të fatit në Kosovë.
Nga sot, edhe zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.
I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.
Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.
Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveq Llotarisë së Kosovës.
Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licensave të këtyre bizneseve.