Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, në automjet kishte medikamente të kontrabanduara

23:03 | 21 Shtator 2023
hyri-ilegalisht-nga-serbia-ne-kosove,-ne-automjet-kishte-medikamente-te-kontrabanduara

Njësiti për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare, sot në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar G.P., m/k, i cili dyshohet se me veturën e tij  në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjate kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara, njofton policia.

“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: