
Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar mbrëmë në kryeqytet, ku një i ri është kapur me pistoletë në një lokal në qendër të Prishtinës.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në lokalin “Che Bar”, ku zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll Besim Gashin, 29-vjeçar.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një armë e tipit “Cervena Zastava”, si dhe 8 fishekë të kalibrit 9x19mm.
Arma dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.