Hyri në tejkalim të kolonës, shoferi i autobusit në Prizren gjobitet me 150 euro dhe i merret leja

14:25 | 02 Gusht 2023
hyri-ne-tejkalim-te-kolones,-shoferi-i-autobusit-ne-prizren-gjobitet-me-150-euro-dhe-i-merret-leja

Policia ka njoftuar se në Prizren një ngasës i autobusit ka hyrë në tejkalim të kolonës, prandaj i është marrë patenta dhe i është shqiptuar gjoba 150 euro.

“Në kuadër të lëvizjeve të rregullta  të policisë  me 02 gusht 2023, zyrtarët  e DRP Prizren dhe  Stacionit Policor Prizren-Veri,  një ngasësi të autobusit i ka shqiptuar gjobë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro, dhe  i është  shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 3 muaj, Arsyeja është se i njëjti ka hyrë në tejkalim të kolonës dhe atë nga ana djathë, duke rrezikuar trafikun dhe duke shkaktuar revolt të qytetarët.”./Front Online

Komento: