‘Hyri në zyre dhe they pajisjet’, mësohet çfarë bëri El Khelaifi në zhveshtore pas ndeshjes

10:01 | 10 Mars 2022

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi raportohet se mbrëmë ka hyrë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së duke hyrë direkt në zyret e gjyqtarëve dhe aty ka thyer paisjet e tyre.

Madridi përmbysi një disavantazh prej dy golave në ndeshjen e kthyese të fazës 1/16-të, me hat-trickun e Karim Benzemas në pjesën e dytë që vulosi një fitore të përgjithshme 3-2 për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ishte goli i parë i Benzemas që zemëroi PSG-në, me pretendimin që gjyqtari ishte dashur të gjykonte si ndërhyrje të palejuar të Benzemas ndaj portierit Gianluiggi Donnarumma.

Shpërthimi i Al-Khelaifit u dokumentua në raportin e arbitrit zyrtar, pasi ai u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të hynte në dhomën e zhveshjes së arbitrit. Kur arbitri u kërkoi atyre të largoheshin, presidenti goditi një pjesë të pajisjes së ndihmësit, duke e thyer atë,

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, sjellja e Al-Khelaifit u regjistrua nga një punonjës i Real Madridit, i cili ka të ngjarë të dërgojë pamjet në UEFA për të studiuar rastin për një ndëshkim të mundshëm.

“Vendimi për Donnarumman nuk është i drejtë”, tha Leonardo pas ndeshjes për Canal+. “Faulli ekziston dhe është e qartë. Është e pamundur të mos konsultohesh me VAR-in. Por unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Do të duhet të shohim se çfarë bëmë”, tha më tutje ai

Komento: