Hyrja me dhunë e protestuesve në ndërtesën e Kongresit Amerikan, reagon Trump

22:03 | 06 January 2021

Reagon Donald Trump pas hyrjes me dhunë të protestuesve në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Pas hyrjes se protestuesve pro-Trump në ndërtesën e Kongresit Amerikan, ka reaguar Donald Trump.

Përmes një postimi në Tëitter, Trump ka kërkuar që protestuesit të jenë të qetë.

“Unë jam duke kërkuar që të gjithë në Capitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në Blu. Faleminderit”, ka shkruar Trump.

Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kanë hyrë sot në ndërtesën e Kongresit amerikan. Aty po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Komento: