Hysaj nuk do ta vesh më fanellën e Napolit.
Elseid Hysaj duket se ka refuzuar të rinovojë kontratën me Napolin. Sikurse raporton “Daily Star”, drejtuesit e klubit italian i kanë hedhur sytë nga anësori i Tottenham Trippier.
Do të jetë shumë e vështirë për ta transferuar këtë lojtar, pasi Tottenham po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon, ku është edhe i kualifikuar edhe në gjysmëfinalen e Champions League, që do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Ajaksit.
Ndërkohë, përsa i përket Hysajt, lojtari ka qenë shumë pranë transferimit tek një skuadër tjetër londineze, Chelsea, mirëpo në merkaton e kaluar nuk është mbyllur kjo çështje dhe mbetet për t’u parë nëse do të kemi diçka të re këtë radhë.