Hysaj është bërë lojtar mjaftë i kërkuar.
Tottenham Hotspur janë lidhur me një lëvizje të vonë për mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.
Tottenhami ka nevojë për një mbrojtës krahu pasi që shitën Kieran Trippier dhe Juan Foyth është i lënduar, derisa Serge Aurier pritet që të kthehet për në Paris Saint-Germain.
Sipas Goal.com dhe Evening Standard, Spurs kanë shprehur interesim për Hysajn derisa vetëm një ditë ka mbetur në përfundimin e afatit të transfereve në Angli këtë verë.
Shqiptari është përfolur se do të largohet nga Napoli që në fillim të verës, të cilët tashmë kanë zëvendësuar atë me ish kolegun e Hysajt në Empoli, Giovanni Di Lorenzo.
Megjithatë, goal.co, shkruan se Napoli kërkon 25 milionë euro për 25 vjeçarin, derisa transferi i tij “është i kompletuar” dhe “ende larg kompletimit”.