Hysaj merr vendim të papritur

18:53 | 05 Maj 2019

Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit.

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, do të largohet nga ekipi i Napolit në fund të sezonit.

Sipas asaj që shkruhet në mediat italiane, menaxheri i shkodranit, Mario Giufredi, është takuar me drejtuesit e Napolit për të kërkuar që futbollisti të lejohet për të hyrë në tratativa me skuadrat e tjera në merkaton e verës.

Në fakt, largimi i Hysajt nga Napoli pritej pasi klubi nuk i ofroi mbrojtësit një rinovim të kontratës.

Gjithashtu, pas uljes në pankinë të Carlo Ancelotti, Hysaj është kthyer në një zgjedhje të dytë. Prej kohësh zërat e merkatos e kanë afruar mbrojtësin kuqezi me Chelsea-n, por ditët e fundit ka dalë në skenë edhe një intresesim nga ana e Interit.

Komento: