Hysaj po largohet nga Napoli, kjo do të jetë skuadra e tij e re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hysaj po largohet nga Napoli, kjo do të jetë skuadra e tij e re

18:34 | 29 Maj 2019

Elseid Hysaj duket se do të largohet nga skuadra e Napolit.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi,që ka konfirmuar largimin e Hysajt këtë verë nga Napoli.

Mbrojtësi shqiptar i transferuar te Napoli në vitin 2015, ka kaluar një sezon të vështirë me trajnerin Carlo Ancelotti, për të cilin nuk ishte asnjëherë opsioni i parë.

“Mendoj se Hysaj do të largohet, dëshiron të provojë diçka të re. Pas katër vitesh këtu dhe pas asaj nëpër të cilën ka kaluar këtë vit, është e drejtë që Hysaj të ndryshojë ambient”, ka deklaruar Giuffredi, përcjell lajmi.

“Në të kaluarën Atletico Madrid gjithmonë ka kërkuar informacione, por ka edhe skuadra të tjera. Ai me siguri do të largohet nga Napoli për një klub të rëndësishëm. Nëse Sarri shkon në Romë, mund të jetë një ide”.

Komento: