Hysaj po transferohet të klubi i madh spanjoll

12:39 | 11 Janar 2019

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj pritet që të transferohet te gjiganti spanjoll.

Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj si një zëvendësim potencial për Filipe Luis.

Braziliani me eksperiencë, Luis është jashtë kontratës me klubin nga Ëanda Metropolitano këtë verë.

Sipas mediave spanjolle ai do të largohet nga Los Rojiblancos dhe drejtuesit e klubit po shikojnë zëvendësimit e tij.

Jonny Castro pritet të kthehet nga huazimi i tij te Ëolverhampton Ëanderers, por e ardhmja e Lucas Hernandez është gjithashtu në dyshim.

E gjithë kjo pasi gazeta Marca raporton se Bayern Munich janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit të tij prej 85 milion euro.

Kështu, sipas Diario AS, mbrojtësi shqiptar, Hysaj shihet si lojtari ideal për të mbuluar boshllëkun në krahët e skuadrës së Diego Simeones.

Hysaj ka qenë një titullar i rregullt i Napolit që nga transferimi i tij nga Empoli në vitin 2015 – duke bërë 122 paraqitje në Serie A që nga ajo kohë.

Klauzola e lirimit të 24-vjeçarit në Itali raportohet të jetë 45-50 milionë euro, por ai thuhet se mund të jetë i disponueshëm edhe për më pak se kjo vlerë.

Komento: