Hysaj duket se po bëhet me skuadër të re.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, është shumë pranë kalimit tek gjiganti spanjoll, Atletico Madrid.
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë me shumë gjasë do t’i jap fund aventurës së tij me Napolin, për të kaluar në La Liga.
Ai është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Atletico Madrid, për shumën e 20 milionë eurove.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli do ta shes reprezentuesin e Shqipërisë për 20 milionë euro, edhe pse deri tani, presidenti i skuadrës kërkonte së paku 25 milionë.
Me Hysajn që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, Simeone e sheh lojtarin si zëvendësues ideal të Filipe Luis, të cilit i skadon kontrata.
Duket se Hysaj po futet në shumë aventura të reja në jetën e tij, pasi gjatë vikendit ai edhe është martuar.