Hysaj transferohet në Chelsea, ylli francez kalon në Napoli

11:21 | 06 Dhjetor 2018

Pozitat e Elseid Hysajt te Napoli kanë filluar të lëkunden, ndërsa largimi i këtij të fundit duket tashmë në horizont.

Napoli ka blerë Malciut në verë, por tashmë edhe Benjamin Pavard, është afër që të arrijë marrëveshje me Napolin.

Me ardhjen e francezit kampion bote, Hysajt i hapet rruga që ta realizojë ëndrrën e tij, t’i bashkohet Maurizio Sarrit te Chelsea.

Corriere dello Sport shkruan se Napoli e ka shumë seriozisht për Pavardin, i cili luan si mbrojtës qendre dhe i krahut,

Pavard në verë kushton 35 milionë euro, ku aktivizohet klauzola e tij ne Stuttgartin.

Arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, sepse konkurrenca për Pavard do të jetë shumë e fortë.

Për të ka interesim edhe nga Bayern Munich, që zakonisht blerjet brenda kampionatit i konsideron të lehta.

Komento: