Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte sot pjesë e varrimit të Ilaz Durmishit, babait të zëvendësministrit Hysen Durmishi. Në varrim ishin prezentë edhe ministra të qeverisë, deputetë dhe anëtarë të tjerë të VV-së.
Zëdhënësi i VV-së ka thënë se në këtë mënyrë kanë ndarë dhimbjen bashkë me bashkëpartiakun e tyre, Hysen Durmishin.
“I dhamë lamtumirën e fundit Ilaz Durmishit, babait të bashkaktivistit tonë, zëvendësministrit Hysen Durmishi. Me Kryeministrin, Albin Kurti, ministra, deputetë, aktivistë, shokë e shoqe, ishim te varrezat e fshatit Mushtisht në varrim të bacës Ilaz, duke ndarë dhimbjen dhe ngushëllimet me Hysenin dhe familjarët e tij. Qoftë kujtimi për Ilaz Durmishin i përhershëm, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka njoftuar ai.