Hyseni: Integrimi në BE të mos varet nga dialogu me Serbinë

18:35 | 26 Janar 2024
hyseni:-integrimi-ne-be-te-mos-varet-nga-dialogu-me-serbine

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, në një intervistë për `Info Plus` të RTK-së, ka folur për kërkesën që procesi i dialogut të shkëputet nga ai i integrimeve të Kosovës në BE, për masat që BE-ja ende i mban në fuqi karshi Kosovës të cilat ai i quajti të padrejta.

Ai foli për problemet që po dalin rrugës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe gjasat që shteti të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

“Masat e vëna nga BE kundrejt Kosovës janë të padrejta, për arsye se Kosova është në të drejtën e saj të ushtrimit të sovranitetit dhe ruajtjes të tërësisë territoriale të saj, sundimit të ligjit në pjesën veriore, po ashtu”, deklaroi Hyseni.

Ai më tej theksoi se Kosova me mekanizmat e veta te sigurisë ka bërë punë  e vet në drejtim të funksionimit të ligjit në pjesën veriore, ndonëse, shtoi Hyseni, kjo gjë nuk u ka konvenuar disa strukturave të cilat ishin infiltruara në pjesën veriore dhe të dirigjuara nga ana e Serbisë, të cilat struktura kishin organizuar disa demonstrata të dhunshme, duke sulmuar gazetarë, pjesëtarë të policisë, por edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Komento: