Hyseni: Kurti do t’i pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve, nuk ka çare

23:19 | 01 Qershor 2023

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve.

Kjo sepse sipas tij, “nuk ka çare pa i pranuar kërkesat ndërkombëtare”.

Por, siç thotë ai pasojat e konfrontimit me SHBA-në mbesin.

Tutje, ish-ministri Hyseni tha se presidentja duhej të kërkonte dorëheqjen e Kurtit, në ditën kur e cilësoi sekretarin amerikan, ANtony Blinken si “naiv”.

”Unë besoj që Kurti do t’i pranojë kërkesat, se nuk ka çare pa i pranu, se nuk ka kah shkon. Por pasojat mbesin, sepse shija tepër e keqe e konfronitmit me SHBA-të mbetet, e kualifikimit të Blinken si naiv në deklarimet e tij”, ka thënë Hyseni në T7.

“Po të kishte president Kosova, që nuk ka për fat të keq. Atë ditë do të duhej që presidentja ta ftonte kryeministrin e t’ia kërkonte dorëheqjen”, shtoi Hyseni.

Ndër të tjera, Hyseni tha se askush nuk merr mandat për minimin e raporteve me SHBA-të.

”Askush në Kosovë nuk merr mandat për forca politike që e minojnë partneritetin me SHBA-të”, tha ai.

Komento: