Hyseni nënshkruan marrëveshje me kryetarin e KBI-së për varrezat e qytetit

08:55 | 26 Tetor 2023
hyseni-nenshkruan-marreveshje-me-kryetarin-e-kbi-se-per-varrezat-e-qytetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshjen për hartimin e projektit të varrezave të reja të qytetit, bashkë me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu.

“Ky projekt, i cili do të ofrojë zgjidhje afatgjate për komunën e Gjilanit, do të fillojë të jetësohet së shpejti”, ka thënë Hyseni, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.

Përndryshe, bëhet e ditur se projekti i varrezave të qytetit ka marrë mbështetjen e shumicës së kuvendarëve javë më parë, ndërkaq është konfirmuar ligjshmëria edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Zgjidhja për varrezat po bëhet për 100 vitet e ardhshme”, ka theksuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Komento: