Hyseni thotë se vendimi i Maqedonisë do të ndikojë edhe për Kosovën

20:30 | 16 Korrik 2022

Maqedonia e Veriut ka marrë një vendim të madh.

Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez për hapjen e negociatave për hyrje në BE.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se ky vendim ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe i njëjti duhet mirëpritur, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se ky është një vendim që do të ndikojë edhe për Kosovën.

Kjo pasi që sipas tij, në një të ardhme të afërt, Kosovës duhet t’I hapen dyert e integrimit.

Postimi i plotë i Hysenit:

Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi sot propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian është për t’u mirëpritur. Ky vendim racional i kuvendit ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut, si dhe të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, së cilës, në një të ardhme të afërt duhet t’i hapetn dyerët e integrimit. Bashkimi Evropian do të jet i plotë vetëm pasi të ketë në gjirin e saj 6 vendet e Ballkanit Perendimor.

Komento: