Hyseni thotë se VV-ja nuk e jep postin e kryeministrit: Kjo e lëndon demokracinë

14:08 | 26 March 2025
hyseni-thote-se-vv-ja-nuk-e-jep-postin-e-kryeministrit:-kjo-e-lendon-demokracine

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Driton Hyseni, ka bërë me dije se partia e tij nuk bën kompromise me postin e kryeministri për formimin e qeverisë së re.

Ai ka deklaruar se në asnjë mënyrë VV-ja nuk ia jep këtë post ndonjë partie politike.

Në një prononcim për RTV21, Hyseni ka thënë se një gjë e tillë do të lëndonte demokracinë në vend.

“Nuk shoh ndonjë mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë të ja jap dikujt që mund të ketë marrë ndoshta as gjysmën e votave që ka marrë partia fituese. Unë mendoj se kjo e lëndon demokracinë dhe të gjitha proceset që mund të derivojnë nga angazhimet tona politike institucionale”, ka thënë Hyseni.

Komento:
loading