Hyseni tha se Mustafa ishte intelektuali i jashtëzakonshëm, njeriu besnik dhe këshilltari i Presidentit Rugova, një ndër kontributdhënësit e dalluar jo vetëm si krijues, por edhe si veprimtar dhe politikan.
Ai bëri të ditur se së bashku me Kryesinë e Degës së LDK-së, në Podujevë, sot kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Mustafa.
“Sa herë kujtojmë e nderojmë Xhemail Mustafën dhe veprimtarë tjerë të LDK-së, kujtojmë e nderojmë sakrificën e tyre për liri, por po ashtu kujtojmë edhe kapërcimet e shoqërisë sonë, e sidomos të njerëzve që gjithë jetën ishin në shërbim të lirisë, por pikërisht ata i humbëm në liri. Xhema sot nuk është fizikisht në mesin tonë, por filozofia e urtësia e tij janë në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës” shkruan Hyseni në Facebook .
Postimi i plotë:
Në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe me familjen Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të Xhemës, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Me Kryesinë e Degës së LDK-së, në Podujevë, bëmë homazhe te varri i veprimtarit, Xhemail Mustafa.
Intelektuali i jashtëzakonshëm, njeriu besnik dhe këshilltari i Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa ishte ndër kontributdhënësit e dalluar jo vetëm si krijues, por edhe si veprimtar dhe politikan, përkushtimi jetësor i të cilit ishte për liri, pavarësi dhe demokraci.
Sa herë kujtojmë e nderojmë Xhemail Mustafën dhe veprimtarë tjerë të LDK-së, kujtojmë e nderojmë sakrificën e tyre për liri, por po ashtu kujtojmë edhe kapërcimet e shoqërisë sonë, e sidomos të njerëzve që gjithë jetën ishin në shërbim të lirisë, por pikërisht ata i humbëm në liri.
Xhema sot nuk është fizikisht në mesin tonë, por filozofia e urtësia e tij janë në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.