I arrestuari për fajde, Policia publikon pamjet e aksionit të sotëm nga Njësia Speciale Intervenuese

18:12 | 09 Korrik 2024
i-arrestuari-per-fajde,-policia-publikon-pamjet-e-aksionit-te-sotem-nga-njesia-speciale-intervenuese

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar një aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e një personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. I dyshuari u kap sot paradite nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT).

Gazeta Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar është Visar Haxhiaj – ndaj të cilit tashmë është lëshuar masa e ndalimit policor.

Policia e Kosovës i ka publikuar pamjet nga aksioni që ka zhvilluar.

Lajmin e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve të ndërmarra, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.

 

Komento: