I binden Vuçiqit, Lista Serbe dorëzon emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ

14:44 | 06 September 2019

Sot është afati i fundit për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e tyre për deputetë.

Lista Serbe e ka pritur ditën e fundit për t’i dorëzuar listat për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kryetari i saj, Goran Rakiq dhe deputetë të kësaj partie janë parë duke hyrë në KQZ për ta dorëzuar listën me kandidatë për deputetë.

Një vendim të tillë e kanë marrë pas konsultimeve që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën me emrat e atyre që do të garojnë për deputet.

Deri më tani dy parti politike kanë dorëzuar listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë pritet që një proces të tillë ta përmbyll sot edhe LDK-ja e Isa Mustafës e cila dje edhe përkundër mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë mundur të dalin me një listë finale.

Komento: