I biri i Vjosa Berishës jep lajmin e gëzushëm pas ndarjes nga jeta të nënës së tij

13:40 | 11 Gusht 2022

Djali i Vjosa Berishës jep lajmin e gëzushëm pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Producentja Vjosa Berisha, humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë më 23 qershor të këtij viti duke i lënë një boshllëk artit dhe kulturës shqiptare.

Ajo la pas partnerin e saj regjisorin e njohur, Fatos Berisha dhe djalin e tyre Lekë, por veç tyre edhe shumë projekte që mbushnin jetën e saj dhe të qytetarëve. Mes tyre edhe “PriFest” i cili këtë vit ishte planifikuar të mbahej mes data 26-31 korrik.

Por, djali i saj ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm se “PriFest”- Festival Ndërkombëtar I Filmit nuk do të anulohet dhe edicioni I 14 do ti dedikohet pikërisht ish-drejtoreshës, Vjosa Berisha.

Festivali do të mbahet me 20-25 shtator 2022 dhe slogani I ri është: FOR HER (PËR TË).

Festivali shërben si platformë promovimi për krijuesit e rinj të filmit, përmes programit ‘PriFORUM’, i cili I mundëson krijimin e lidhjeve mes kinematografëve aspirues me ekspertë të fushës.

Komento: