Adelina Tahiri është këngëtarja që çdo herë është tejet e përfolur në publik dhe në media, e kjo për shkak të jetës së saj luksoze.
Ajo së fundi ka qenë temë diskutimi sidomos pas lidhjes së saj me avokatin maqedonas 50 vjeçar dhe më vonë pas lindjes së djalit të tyre, përcjell ORAinfo.
Adelina këtë kohë është në pushime me burrin dhe nga atje publikon vazhdimisht foto dhe video të ndryshme.
E sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet duke e përqafuar burrin, por ajo që merr gjithë vëmendjen është unaza e shtrenjtë që ai ia ka blerë Adelinës./ORAinfo/