
Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e theu marrëveshjen “brenda një ore” kur qëlloi një dron drejt një anijeje.
Duke folur për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, presidenti amerikan tha se Irani bëri një marrëveshje në të cilën “hoqi dorë nga gjithçka”.
“Ne patëm takime me ta, ata ranë dakord për një marrëveshje dje – një marrëveshje perfekte për ne, jo armë bërthamore, jo kjo, jo ajo, jo asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka – dhe pastaj pas kësaj, ata u larguan nga dhoma, dhe pastaj brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje”, tha ai.
Armëpushimi me Iranin ka mbaruar – çfarë opsionesh ka Trump tani?
“Unë thashë ‘ju njerëz jeni të sëmurë. Ju jeni njerëz të sëmurë’, theksoi ndër tjera Trump.
“Ne i bombarduam me të madhe mbrëmë. Ata janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë”, shtoi ai.
Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të SHBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafik komercial.