Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur në Britani.
Policia është në kërkim të një burgosuri i cili kishte ikur nga burgu në brekë dhe çorape.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe.
32 vjeçari Darren Eglington, kishte arritur të arratisej nga furgoni i transportit të gjykatës në Hard Pole duke sulmuar oficerët e sigurisë.
Policia po kërkon informacione nga qytetarët nëse e kanë parë të dyshuarin apo dinë diçka për vendndodhjen e tij.
32 vjeçari ishte i dyshuar për grabitje në Bournemouth.
Policia e Dorset bën thirrje që kushdo që e sheh të dyshuarin të telefonojë në numrin 999.