I burgosuri në Gjilan sulmon policin dhe arratiset

14:57 | 26 Gusht 2023
i-burgosuri-ne-gjilan-sulmon-policin-dhe-arratiset

Një person i privuar nga liria ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur të premten në mesditë në Gjilan, ku është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Arratisja e personit të privuar nga liria dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

” Gjilan 25.08.2023 – 15:07. Lidhur me rastin e raportuar është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në raport.

Komento: