Rita publikon fotografi me plis në kokë e veshje kombëtare.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora në shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka publikuar disa fotografi kur ishte e vogël.
Me plis në kokë e veshje kombëtare, Rita i ka dëshmuar edhe njëherë mbi 14 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social, Instagram që ka prejardhje shqiptare, shkruan rtv21.tv.
Në njërën nga fotografitë që e ka publikuar nëna e këngëtares, Vera Ora, shkruan “Urime Pavarësia nga familja Ora”, ku shihen nëna dhe vëllai i këngëtares.
Një urim më të veçantë për Pavarësinë e Kosovës, bukuroshja shqiptare e bëri me një fotografi gjatë xhirimeve të klipit “Shine Your Light” që i kishte bërë në Kosovë.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë!!! Shndrit për çdo ditë- Unë e xhirova videoklipin e ‘Shine Your Light’ atje në vitin 2012 dhe është njëra ndër kujtimet më të mira të mija!!! Ju dua shumë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.