I “çmendur” Atletiko, me përmbysje mposht Barcelonën, fiton Superkupën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

I “çmendur” Atletiko, me përmbysje mposht Barcelonën, fiton Superkupën

23:39 | 17 Janar 2021

Athletic Bilbao mposht Barcelonën dhe fiton Superkupën e Spanjës

Atheletic Bilbao ka bërë të ‘çmendurinë’ në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Bilbao ishte dy herë në disavantazh, por arriti që të dal fitues në këtë finale me rezultat të ngushtë 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Ishte Antoine Griezmann që zhbllokoi shifrat, mirëpo gëzimi zgjati vetëm dy minuta sepse mysafirët barazuan përmes De Marcos.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte edhe më dramatike. Mysafirët kaluan në epërsi përmes Garcias, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, ishte përsëri Griezmann që riktheu epërsinë në minutën e 77-të pas asistimit të Albas.

Derisa pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, në skenë doli Villalibre që pas asistimit të Muniain dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në kohën shtesë, ishte sulmuesi Williams që u asistua sërish nga Muniain dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 2 – 3.

Kjo nuk është e gjitha, sepse ylli i vendasve, Lionel Messi në minutën e fundit (120′) u ndëshkua me karton të kuq sepse goditi kundërshtarin me qëllim dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari kryesor e dërgoi jashtë loje.

Me këtë fitore, Athletic Bilbao ka fituar Superkupën e Spanjës, derisa kujtojmë se në gjysëmfinale mposhti edhe Real Madridin.

Komento: