I dashuri afrikan nga largësia ia shpreh dashurinë Adrianës në gjuhën shqipe

22:30 | 04 Nëntor 2020

Keith nga largësia ia shpreh dashurinë “Sasës” në gjuhën shqipe.

Adriana Matoshi gjithmonë është përfolur si një nga femrat më të zonjat që ka pasur skena e aktrimit.

Me talentin që e ka ajo ka arritur të jetë e njohur ndërkombëtarisht duke fituar çmime të shumta.

Kohëve të fundit vëmendje mediatike mori jeta e saj private, duke zyrtarizuar lidhjen me futbollistin afrikan Keith.

Edhe pse kanë 19 vite diferencë dyshja duket se po ia dalin të kuptohen mjaftë mirë, duke shkëmbyer mesazhe romantike njëri tjetrit.

E në këto ditë që Keith nuk gjendet afër të dashurës, vendosi të publikoj një imazh duke i shkruar disa fjalë të bukura dashurie.

Në fund nuk harroj të shkruaj edhe fjalë në gjuhën shqipe duke i thënë “Te dua shume shpirt!” .

Komento: