I dashuri i propozon fejesë këngëtarës së njohur për ditëlindje, reagimi i saj habitë

09:50 | 16 Nëntor 2019

Fejohet këngëtarja e mirënjohur kosovare.

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Edita Sopjani u fejua.

Lajmin për fejesën e bëri të ditur përmes disa storieve në Instagram, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “I thashë po”.

Ky propozim erdhi pikërisht në ditëlindjen e saj të 30-të. Siç duket partneri i saj u përkujdes maksimalisht që këtë ditëlindje t’ia bëjë të paharruar. Në një nga storiet që publikoi, shihet torta e ditëlindjes dhe një propozim i bukur: “A do të martohesh me mua?”.

Mbi tortë ishte edhe unaza e fejesës, transmeton rtv21.tv

Edita, këngën e muzikën e ka trashëgimi nga babai, Valdet Sopjani, këngëtar e organizator i festivalit muzikor “Kosova fest”.

Ajo për vite me radhë eci suksesshëm në botën e muzikës.

Komento: